Kurti nuk komenton propozimin e Ramës për Asociacionin, flet për arbëreshët e Italisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet.

Kurti pas manifestimit me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është pyetur disa herë nga mediat për propozimin e Ramës.

https://kosovapress.com/admin/rama-i-dorezon-presidentit-francez-dhe-kancelarit-gjerman-nje-draft-te-asociacionit/

“Lidhja është gjallë siç po e shihni dhe e fortë, e me mua është edhe një Mikelo nga Frashineto në Kalabri. Fshati Frashineto është me shqiptarë arbresh, njëri prej tyre është Mikeli, të cilin iu ftoj ta pyetni për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja është gjallë, urime 10 qershori”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten njoftoi se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

https://kosovapress.com/admin/ja-cka-thone-qytetaret-lidhur-me-propozimin-e-rames-per-asociacionin/
Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
9
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024