Katër fëmijë u gjetën të gjallë një muaj pas rrëzimit të avionit në Kolumbi
Bota
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi u gjetën të gjallë në jug të vendit më shumë se pesë javë pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një xhungël të dendur, tha presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Fëmijët u shpëtuan nga ushtria pranë kufirit midis provincave kolumbiane të Caqueta dhe Guaviare, afër vendit ku është rrëzuar avioni i vogël.

Avioni i vogël ‘Cessna 206’ po transportonte shtatë persona papritur raportoi një alarm për dështimin e motorit në orët e hershme të mëngjesit të 1 majit. Tre të rritur, përfshirë pilotin, vdiqën si pasojë e përplasjes dhe trupat e tyre u gjetën në aeroplan.

Katër fëmijë të moshës 13, 9 dhe 4 vjeç, si dhe një foshnjë 11 muajshe i mbijetuan rënies, shkruan Rel. Informacioni fillestar nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili po koordinonte përpjekjet e shpëtimit, sugjeroi se fëmijët u arratisën nga avioni dhe u drejtuan në pyllin tropikal për të kërkuar ndihmë.

Ekipet e shpëtimit, me mbështetjen e qenve të kërkimit, gjetën më parë fruta të hedhura, të cilat dyshohet se i hëngrën fëmijët dhe strehimore të improvizuara të bëra nga bimët e xhunglës.

Avionë dhe helikopterë të ushtrisë dhe forcave ajrore kolumbiane morën pjesë në operacionet e shpëtimit.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bte-pakten-40-te-vdekur-nga-rrezimi-i-nje-avioni-ne-nepal/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024