Margariti: 41 mijë e 457 vizitorë në kalatë historike të Shqipërisë
Turizem
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje të fluksit të vizitorëve në kalatë historike të Shqipërisë, që falë restaurimeve të kryera viteve të fundit janë kthyer në atraksione tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila informoi se për këtë periudhë janë regjistruar 41 mijë e 457 vizitorë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkalaja-e-lezhes-do-te-ndricohet-se-shpejti-mund-te-vizitohet-edhe-naten/

Margariti ndau po ashtu në rrjetet sociale shifrat e rritjes së ndjeshme të vizitorëve në kalatë historike gjatë viteve të fundit, shkruan Atsh. Shifrat e 6-mujorit të parë të këtij viti paraqesin një rritje të ndjeshme të fluksit të vizitorëve krahasuar me vitin 2020, kur ka pasur 12 mijë e 183 vizitorë, ndërkohë që në vitin 2021 ka pasur 20 mijë e 756 vizitorë.

Në vitin 2022 kalatë dhe monumentet e tjera të Shqipërisë janë vizituar nga 24 mijë e 832 vizitorë.

https://kosovapress.com/admin/krocera-seabourn-quest-me-444-turiste-te-huaj-vizitoi-saranden/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024