Aliu: Të pavërteta lajmet se KFOR-i më ndaloj ta takoj kryetarin e Leposaviqit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu i ka quajtur të pavërteta lajmet se KFOR-i e ka ndaluar që ta takojë kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Aliu është shprehur se KFOR-i u ka ofruar siguri dhe se ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojnë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës "nga bandat kriminale që janë sjellur përreth".

“Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth. Spekulimet e tilla, i’u shkojnë për shtati vetëm bandave që janë të instaluara aty, njëherit këto lajme të pavërteta po ashtu po e zhvlerësojnë punën e palodhshme dhe profesionale që Policia e Kosovës po e bën atje.”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin për "qëndresën shembullore për Republikë, rend e ligj”.

https://kosovapress.com/admin/gallieni-kfor-do-te-jete-prezent-ne-veri-derisa-te-kete-tensione/
https://kosovapress.com/admin/kfor-ne-protestat-ne-veri-kishte-grupe-kriminale-qe-tentonin-te-sulmonin-ushtaret/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024