Ngjarjet e datës 10 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

HIB Petrol shënon Ditën e Solidaritetit me disa aktivitete. Me këtë rast, disa të rinj i bashkohen kompanisë për një ditë pune. Pagesën e tyre, në fund të ditës, do e dhurojnë për një kauzë të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. (Pika e HIB-it, Çagllavicë, ora 09:00)

Organizohet turneu “Dita e Çlirimit të Kosovës” për U9, U13, dhe U17 (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

Fakulteti i Edukimit mban konferencën Ndërkombëtare KICER 2023 - Dita e dytë, marrin pjesë studentë, profesionistë, ekspertë dhe organizata që punojnë në fushë-tematikat e konferencës (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (DokuKino, Prizren, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës (Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 12:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve - Dega në Kukës, mbajnë “Orën e Lidhjes” (Sheshi i Lidhjes së Prizrenit, ora 12:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes, bën homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 13:00)

Shoqëria “Lëvizja” organizon ceremoni në nderim të Shasivar Makollit. Fillimisht do të vendosen lule te varri i Shasivar Makollit, në varrezat e qytetit në Prishtinë, pastaj kortezhi do të niset për te shpija e familjes Makolli në Kodrën e Trimave (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 12:30 – 13:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 15:30)  

Mbahet Parada e Krenarisë 2023 (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 17:00)

Hapet Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MONOAKT” (Teatri “Dodona” në Prishtinë, ora 19:30)

Aktivitetet e Java e Lëvizjes, LVV:

Java e Lëvizjes, nis me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e vazhdon deri në ditëlindjen e profesorit dhe veprimtarit Ukshin Hoti.

Organizimi i tribunës ku do të diskutohet për historikun e Lidhjes së Prizrenit (Doku Kino, ora 11:00 – 12:00) 

Manifestimi qendror për shënimin e 10 Qershorit (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 12:00 - 13:00)

Homazhe te busti i Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit (Hapësira afër objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 13:00)

Shpërndarja e fletushkave për historikun e Lidhjes së Prizrenit në Shatërvan nga aktivistët e RVV-së (Te shatërvani, Prizren, ora 14:00-15:00)

Aktivitete nga komuna e Prizrenit:

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mbahet Konferenca shkencore në LSHP me historian (LSHP, ora 11:00)

Mbahet Ora letrare (LPSH, ora 13:00)

Mbahet Seanca solemne, ora 16:00)

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj mbahet Koncerti “Rock & Blue Fest”(ITP, ora 20:00)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
302
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024