Reagon Muja, fjalët e Giresse i cilëson gënjeshtra
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse shpjegoi sot se pse Arbnor Muja nuk është pjesë e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit qershor ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Giresse tha se Muja i ka kërkuar atij vendin e titullarit në kombëtare, dhe në mënyrë që mos ta lë atë në bankën rezervë nuk e ka ftuar në grumbullim, raporton KosovaPress.

Tani, kësaj deklarate të Giresses i ka reaguar vetë Muja, për të cilën mesfushori tha se është një gënjeshtër.

“Deklarata e selektorit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullarë në ndeshjet e qërshorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit, kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e Selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e Marsit”, shkroi Muja në “Facebook”.

Po ashtu, Muja tha se Giresse mund ta lë atë në bankën rezervë, por se nuk mund t’ia njollos emrin atij.

“Emrin tim, selektori mund ta thërret, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë!”, shkroi më tej Muja.

Postimin e plotë të Mujës e gjeni më poshtë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
485
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024