Hapja e kinemasë më inovative në rajon, CineStar në Prishtina Mall
Marketing
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Prishtina Mall nis qershorin me aktivitete argëtuese dhe hapjen e kinemasë më inovative në rajon, CineStar.

Qendra tregtare dhe argëtuese më e madhe në rajon, ka pritur muajin qershor me një sërë aktivitetesh. Nga aktivitetet për fëmijë e deri te hapja madhështore e kinemasë më inovative në rajon, Prishtina Mall ka nisur muajin me shumë argëtim dhe kënaqësi.

Fëmijët kanë qenë në krye të agjendës së aktiviteteve të qershorit, me shumë aktivitete të kuruara për të mahnitur imagjinatën e tyre dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve Prishtina Mall ka organizuar punëtori interaktive, sesione arti dhe shfaqje magjepsëse për fëmijët e të gjitha moshave. Nuk munguan as hapjet e reja ku hapësirës së Prishtina Mall ju shtuan edhe tre emra të njohur si Sach Pizza, Matisse dhe Tannis.

Një nga aktivitetet kryesore ishte padyshim hapja e kinemasë më inovative në rajon, CineStar. Me një hapësirë madhështore,15 salla të ndryshme dhe teknologjinë më të re duke sjellur përvojën 4DX për herë të parë në rajon, të gjithë dashamirësit e filmit do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmave si kurrë më parë.

Por argëtimi nuk përfundon këtu! Prishtina Mall do të jetë nikoqire e shumë aktiviteteve tjera që do të organizohen gjatë gjithë muajit qershor. Nga premiera të ndryshme të filmave më të rinj, aktivitete për fëmijë, dhe shumë surpriza tjera, Prishtina Mall do të jetë destinacioni kryesor i argëtimit këtë verë.

Pra, nëse keni në plan të vizitoni Prishtinën sigurohuni që të shkoni në Prishtina Mall dhe të zhyteni në një botë emocionesh, kreativiteti dhe mrekullie kinematografike.

Prishtina Mall, ku argëtimi dhe kënaqësia nuk kanë limit!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024