Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person është dorëzuar në polici pas një tentim vrasje mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Tahir Meha” ku i dyshuari kishte shtënë në drejtim të një personi duke e lënë të lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur ndërsa viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke i dyshuari F.G (M/K) i moshës 57 vjeçar kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”, ka bërë të ditur Policia.

I dyshuari ishte identifikuar nga hetuesit dhe ishte në kërkim prej mbrëmë.

“Hetuesit rajonal i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore,  kanë identifikuar të dyshuarin dhe që mbrëmë kishin nisur kërkimin e tij. Ndërsa sot, rreth orës 15:00 i dyshuari është vetë dorëzuar dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, ndërsa ka dorëzuar edhe armën e zjarrit me katër fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të personit tjetër”, ka bërë të ditur Policia.

I dyshuari 57 vjeçar me inicialet F.G e ka dorëzuar armën të cilën dyshohet ta ketë përdorur, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024