Ja çka thonë qytetarët lidhur me propozimin e Ramës për Asociacionin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e Kosovës kanë mendime të ndryshme sa i takon propozimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Disa qytetarë e kanë mirëpritur këtë propozim të kryeministrit shqiptar, e të tjerë konsiderojnë se vetëm Qeverisë së Kosovës i takojnë vendimet.

Mehdi Jashari vlerëson se çdokush mund të jap opinione e mendime, por shteti të Kosovës i takojnë vendimet.

Mendim të njëjtë ndan edhe Mirsad Krasniqi. Sipas tij, nëse shteti shqiptar dëshiron të ndihmojë të dal nga kjo krizë, duhet të konsultohet me institucionet e vendit tonë. Ky qytetar nga Prishtina vlerëson se Edi Rama me propozimin e djeshëm po tregon se është anti-Kosovës.

Nuk duhet të merret parasysh asnjë propozim thotë Hajrush Emini.

Por për dallim nga mendimet e këtyre qytetarëve, Izet Zhuja shpreh mirëseardhje për propozimin e draft-statutit për Asociacion nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi.

Lajmi i plotë me parapagim:

https://kosovapress.com/admin/rama-i-dorezon-presidentit-francez-dhe-kancelarit-gjerman-nje-draft-te-asociacionit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024