Kërcënime të reja për bomba në shkolla, kopshte e gjykata në Mal të Zi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kërcënimet për bomba gjoja të vendosura mbërritën sot në adresat e disa kopshteve dhe shkollave të Podgoricës.

Nxënësit e disa shkollave fillore si "Milorad Musa Burzan", "Shtampar Makarije", "Vlado Miliq", Pavle Rovinski u dërguan në shtëpi.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se janë duke marrë aktivitete lidhur me raportimet për bomba, shkruan gazeta malaziase “Pobjeda”.

Edhe dje, në Mal të Zi ka pasur raportime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi, por edhe në ndërtesën e Kuvendit, e cila është evakuuar.

https://kosovapress.com/admin/raportime-per-bomba-ne-shkollat-e-malit-te-zi-dhe-ne-ndertesen-e-kuvendit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024