NaturKosovo – Zyrtarizohet bashkëpunimi me Federatën e Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 7 qershor, u nënshkrua marrëveshja kornizë e bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve italiane që koordinojnë projektin NaturKosovo – “Volontari nel Mondo RTM” dhe “Centro Laici Italiani per le Missioni CELIM” – dhe Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës.

NaturKosovo: Trashëgimia natyrore dhe kulturore në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit të Via Dinarica, synon të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm në Kosovë përmes konsolidimit, përmirësimit dhe promovimit të seksionit kombëtar të shtegut malor Via Dinarica, në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

Via Dinarica është një shteg që shtrihet për rreth 2000 kilometra që lidh fshatrat dhe komunitetet që përshkohen nga Alpet Dinarike në Ballkanin Perëndimor, duke nxjerrë në pah bukurinë e peizazheve të saj dhe pasurinë kulturore të rajonit.

Marrëveshja është funksionale për realizimin e punëve të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të shtegut në komunat e Pejës, Deçanit dhe Junikut, si dhe rrugën e fuqizimit të sistemit të shpëtimit malor, krijimit të sistemit të menaxhimit të produkteve turistike dhe promovimit të tij.

“Marrëveshja e bashkëpunimit forcon dimensionin e partneritetit të projektit – komenton Përfaqësuesja Ligjore e RTM-së në Kosovë, Valentina Gjinaj – duke siguruar koordinim me një aktor të konsoliduar në territor përmes klubeve të ndryshme alpinistike që janë pjesë e tij”.

Valon Mejzini, Përfaqësuesi Ligjor i CELIM-it në Kosovë, shton: “Përfshirja e integruar e komunitetit lokal të ecjes, me njohuritë e tyre për zonën dhe aftësitë e tyre, është një vlerë e vërtetë e shtuar për projektin, në mënyrë që të sigurohet veprim efikas dhe efektiv”.

Në fund, Arianit Nikqi, kryetar i FBNSK-së përfundon duke theksuar se "pjesëmarrja e Federatës në një projekt të bashkëpunimit ndërkombëtar siç është “NaturKosovo” paraqet një mundësi për ne për t'u forcuar dhe rritur, si dhe për t'i rritur vlerat e burimeve dhe aftësitë tona".

NaturKosovo është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, e implementuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Kosova në bashkëpunim me Utalaya Foundation, CAI - Club Alpino Italiano, Corpo National Alpine dhe Shpëtim Speleologjik - CNSAS, A.I.T.R. - Shoqata Italiane e Turizmit të Përgjegjshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024