Produkte ushqimore me përmbajtje të dyshimtë, arrestohen gjashtë persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për kontrabandë me mallra dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Sipas njoftimit të Policisë, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit, është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve ushqimore me përmbajtje të dyshimtë. Artikujt ushqimor janë sekuestruar nga zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit. Në konsultim me prokurorin pesë nga të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
409
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024