Bislimi: Asociacioni si “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar sot se kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk ka pasur asnjëherë qëllimin e integrimit të serbëve lokalë të Kosovës.

Por, sipas tij, synimi është të vendoset një “Kalë i Trojës” në Kosovë për ta bërë vendin jofunksional.

“Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni kurrë nuk ka pasur për qëllim t’i integrojë serbët lokalë në Kosovë, por si kali i Trojës i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje.”, shkroi Bislimi në Twitter.

“Themelimi i Asociacionit duhet të jetë imperativi kyç për politikëbërësit serbë, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb.”, citoi Bislimi pikat e “Non Paperit”. “Non-paper shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për Asociacionin, por duhet ta bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë këmbënguljen e vetë.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/rama-i-dorezon-presidentit-francez-dhe-kancelarit-gjerman-nje-draft-te-asociacionit/
https://kosovapress.com/admin/muja-duke-derguar-statut-per-asociacionin-rama-po-forcon-raportin-e-tij-me-vuciqin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024