Raportime për bomba në shkollat e Malit të Zi dhe në ndërtesën e Kuvendit
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia ka bërë të ditur sot se është njoftuar për raportime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi, por edhe në ndërtesën e Kuvendit, e cila është evakuuar. 

Drejtoria e Policisë ka informuar në Twitter se lidhur me rastin po ndërmerren masa dhe veprime, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Raportet për mjete shpërthyese janë marrë me e-mail, shkruan gazeta malaziase “Pobjeda”.

Sipas informacioneve të gazetës malaziase “Pobjeda”, raportimi për bombë është marrë në shkollat ​​fillore "Maksim Gorki", "Oktoih" dhe "Vuk Karaxhiq" në Podgoricë, si dhe në shkollën fillore "Olga Goloviq" në Nikshiq, ku janë kthyer nxënësit. Gjithashtu, në shkollën fillore "Dašo Pavičić" në Herceg Novi është marrë një raportim për një bombë dhe drejtoria e shkollës ka njoftuar prindërit që të shkojnë të marrin fëmijët.

Janë evakuuar edhe shkollat ​​në Tivar. Informacioni për bombat ka arritur në shkollat ​​fillore “Blazho Jokov Orlandić”, “Meksikë” dhe “Srbija”, si dhe në shkollën e mesme profesionale.

Të gjitha shkollat ​​dhe kopshtet në Herceg Novi janë evakuuar pas raportimeve të reja për bomba, shkruan gazetës malaziase “Pobjeda”. Departamenti i Sigurisë së Hercegovinës ka bërë të ditur se janë duke marrë masa dhe veprime për këtë rast dhe se kontrollet janë duke vazhduar.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024