Federata e Mësuesve të SHBA-ve kërkon dialog social ndërmjet SBAShK-ut dhe Qeverisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të SHBA-ve, Dan Montgomery ka thënë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBASHK) dhe Ministria e Arsimit duhet të kenë dialog social.

Ndërkaq, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, janë takuar pas shtatë muajve.

Montgomery theksoi se të njëjtën gjë e ka theksuar edhe në takimet e sotme në MASHT dhe në  Komisionin parlamentar për Arsim.

Montgomery, është takuar me anëtarë të Këshillit Drejtues dhe me kryesinë e SBAShK-ut.

"Dialogu social nuk mund të vije vetëm nga njëra anë, do të jetë i dyanshëm. Këto kanë një marrëdhënie shumë të mirë me pjesën e komunës, kështu që normalisht duhet të jetë e njëjta gjë edhe në nivelin qendror. Kjo është ajo çfarë u përmenda disa herë nëpër takimet që ne patëm sot”, ka thënë ai.

Nënkryetari Montgomery ka komentuar edhe rezultatet e testit “Pisa”, ku tha se nevojitet angazhim i të gjitha palëve.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se sindikata e mësuesve amerikanë në vitet e 90’ta ishte zë i fuqishëm dhe mbështetës i tyre.

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të ShBA-ve, Dan Montgomery është takuar edhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagaci, si dhe me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun dhe me anëtarët e Komisionit për Arsim. Ndërsa, të enjten do të ketë takime në shkolla, ku shpreson të shoh bashkëpunim të mirë mes SBAShK-ut dhe qeverisë. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024