Shtyhet shqyrtimi i Projektligjit për lirinë fetare në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që pika për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për lirinë fetare në Kosovë të shtyhet derisa të krijohen kushtet për votim, pasi nevojiten edhe votat e komunitetit serb.

Konjufca ka thënë se shqyrtimi i këtij projektligj me karakter vital duhet të shtyhet derisa të krijohen kushtet në Kuvendin e Kosovës.

“Një pikë e cila nuk mund të kalojë pa pjesëmarrjen dhe votat e komunitetit serb sepse është një projektligj i karakterit vital dhe kërkon edhe votën e 2/3 të pakicave. Dhe pjesëmarrjen e një pjese të votave të komunitetit serb. Prandaj, do të ishte mirë që ta shtyjmë këtë deri kur të krijohen kushtet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.

Aktualisht po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024