Situata e qetë në Leposaviq, objekti i komunës ende me tela gjëmborë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një pjesë e protestuesve serbë në Leposaviq që nga mëngjesi i sotëm janë duke kaluar kohën me aktivitete të ndryshme sportive si voletjboll, tërheqje litari etj. Pjesa tjetër po qëndrojnë nëpër tendat e improvizuara të vendosura para ndërtesës së kësaj komune.

No description available.

Ushtarët e KFOR-it, të cilët janë pozicionuar përreth objektit komunal që është i thurur me tela gjëmborë, po qëndrojnë përballë protestuesve.

https://kosovapress.com/admin/mpb-tregon-bilancin-e-sulmeve-ne-veri-u-shkaktuan-nga-milicia-fashiste/

Situata aktuale në këtë komunë është e qetë.

Situata në komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët./A. Damati/

https://kosovapress.com/admin/serbet-sulmojne-me-gure-nje-veture-te-policise-ne-zvecan/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bborrell-te-depershkallezohet-situata-ne-veri/
https://kosovapress.com/admin/kurti-eshte-koha-te-qetesohet-situata-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024