Kurti pritet që së shpejti t’u përgjigjet ndërkombëtarëve për deeskalimin e situatës në veri
Lexohet për: 1 min.
zveqan-3-010623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrat në kabinetin qeveritar të Kosovës kanë paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do t'i kthejë përgjigje bashkësisë ndërkombëtare për kërkesat e tyre për deeskalimin e situatës në veri.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, theksuan se legaliteti dhe ligjshmëria duhet të mbizotërojnë në të gjithë vendin, përfshirë veriun.

Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë ata nuk pranuan të komentojnë raportimet për shqyrtim të sanksioneve ndaj Kosovës në rast se nuk zgjidhet situata në veri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024