Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për shëndet dhe mirëqeni të popullatës së një vendi dhe duhet të integrohen në të gjitha politikat, jo vetëm në ato shëndetësore, por edhe në ekonominë, bujqësinë, turizmin dhe tregtinë e një vendi.

Në 20 dhjetor të vitit 2018 sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të sigurisë së ushqimit. Kështu, duke filluar nga viti 2019, 7 qershori do jetë ditë e cila do shënohet me aktivitete të cilat i theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt, por edhe lëshimet dhe mangësitë eventuale në zinxhirin e ushqimit të sigurt.

Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë – dy qëllimet kryesore të Agjendës për vitin 2030. Pa siguri të ushqimit nuk mund të ketë mjaftueshëm ushqim të sigurt. Në këtë botë ku zinxhiri ushqimor bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, çdo incident negativ në sigurinë e ushqimit mund të ketë efekte negative globale ndaj shëndetit të njeriut, tregtisë dhe ekonomisë.

Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt zakonisht shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë ose substanca kimike të cilat i fusim në organizëm përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. 600 milionë njerëz ose 1 në 10 njerëz në botë sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe në vit vdesin rreth 420 000. Në këtë grup, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare marrin pjesë me 40 % në ngarkesën me sëmundjet që burojnë nga ushqimi jo i sigurt, ose 125 000 raste të vdekjes në vit.

Në vitin 2010 shkak kryesor i mortalitetit sa i përket sëmundjeve që burojnë nga ushqimi jo i sigurt në rajonin evropian është Salmonella enterica me 1854 raste të vdekjes, Campylobacter spp me 459, Norovirises 435, Listeria monocytogenes 399, Echinocoocus multilocularis 239,  Hepatitis A 195, Brucella spp 191 (Тhe burden of foodborne diseases in the WHO European Region. Copenhagen 2017).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024