Transportoi mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga Policia e Kosovës në Leposaviq
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person i cili ishte duke transportuar mish përmes rrugëve ilegale ka tentuar t’i ikë Policisë së Kosovës por është arrestuar. Rasti ka ndodhur derisa pjesëtarët e Policisë ishin duke patrulluar në veri të vendit, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Policët kishin vërejtur një kombi mercedes me targa serbe që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri.

“Gjatë patrullimit në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë vërejtur një kombi Mercedes të tipit Sprinter ngjyrë e bardhë me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri. Patrulla policore ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ik Policisë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Më pas, Policia e Kosovës ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndalojë automjetin e dyshuar.

“Pas veprimeve aktive operacionale, Policia ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndaloj automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit është identifikuar edhe ngasësi i automjetit i dyshuari mashkull/s me iniciale R.K. (1973). Gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3700 kilogram mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit”, ka njoftuar Policia.

Automjeti është përcjellë dhe i është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq  për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024