PSG merr vendim për Galtier
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampioni francez, Paris Saint-Germain ka marrë një vendim për të ardhmen e trajnerit, Christopher Galtier, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Bëhet e ditur se PSG do të ndajë rrugët me Galtier, pasi që tekniku francez nuk do të jetë trajneri i skuadrës në sezonin e ardhshëm, raporton KosovaPress.

Vendimin Galtier ia ka komunikuar në sy drejtori sportiv i PSG, Luis Campos, dhe procesi për të arritur një marrëveshje për shkëputje kontrate është duke u zhvilluar.

Julian Nagelsmann është kandidati kryesorë në listën e PSG-së për tu bërë trajneri i ri i skuadrës, pasi që klubi është duke punuar për të arritur marrëveshje me teknikun gjerman.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024