Opozita njëzëri pas takimit me emisarët: Dëmtimi i raporteve me aleatët do të ketë pasoja
Lajme
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Liderët e dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën në veri, pas takimit me emisarët ndërkombëtar, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, alarmuan për dëmtim të raporteve me aleatët dhe pasoja të rënda për Kosovën. Të njëjtit, njëzëri kritikuan kryeministrin Albin Kurti, por edhe presidenten Vjosa Osmani për veprime të pakoordinuara me aleatët, të cilat sipas tyre, po prodhojnë vetëm kriza në vend.

Pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se s’ka parë asnjëherë shqetësim të këtij niveli nga aleatët për situatën në Kosovë.

Ai tha stagnimi në shtensionimin e situatës në veri po e dëmton Kosovën në shumë aspekte.

Kritik u shpreh edhe kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kjo situata në veri është shqetësuese për Kosovën, pasi institucionet janë të paqarta në veprimet e tyre për të gjetur një zgjidhje.

Ai kërkoi edhe nga presidentja Osmani që mos të heshtë dhe të jetë e zëshëm në këtë moment, të cilin e quajti kritik për Kosovën.

Përgjegjësi më të madhe nga presidentja Osmani kërkoi edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

I pyetur për mundësitë që kryetarët nga radhët e PDK-së në Zubin Potok dhe Zveçan të japin dorëheqje, Krasnqi tha se janë në konsultim ditor me ta për të parë se cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara.

Në takim me Lajçak dhe Escobar ishte edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, por i njëjti nuk u prononcua para mediave.

Pas takimit me liderët opozitarë, dy emisarët pritën në takim edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët po ashtu nuk u deklaruan për takimin me Lajçak dhe Escobar.

Lajçak dhe Escobar gjatë të martës takuan edhe presidenten Vjosa Osmani, derisa dje mbi dy orë diskutuan me kryeministrin Albin Kurti, ku të njëjtit i paraqiten tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri. Aty ndër tjera u kërkua de-eskalimi i situatës në veri, organizimi i zgjedhjeve të reja dhe rikthimi në dialog./KosovaPress/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
502
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024