Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në veri të vendit sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Sveçla ka shkruar në Facebook se krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.

“Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
312
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024