Leao i pakënaqur me Milanin
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rafael Leao dukej se konfirmoi raportet se skuadra e Milanit është e tronditur dhe e zemëruar që klubi ka shkarkuar Paolo Maldinin dhe Daniel Massaran.

Takimi i djeshëm mes drejtorëve dhe pronarit të klubit Gerry Cardinale ishte aq negativ saqë menjëherë u shfaqën sugjerime se rrugët e tyre do të ndahen.

Tronditja e madhe pak orë më vonë ishte raportimi nga “Calciomercato” dhe më pas nga “Sky Sport” se nuk ishte një vendim i marrë reciprokisht apo edhe dorëheqja e Maldinit, por klubi informoi drejtorët e tij se ata do të shkarkoheshin, xpërcjellë KosovaPress.

Në lidhje me këto zhvillime të papritura raportohet se skuadra është e tronditur dhe e zemëruar.

Leao, i cili u ul me Maldinin dhe Massaran vetëm disa ditë më parë për të nënshkruar zgjatjen e kontratës së tij, duket se konfirmoi po aq shumë me një postim në Tëitter ku bën me dije se është i shtangur nga këto veprime të klubit.

Të tjerë që thuhet se janë habitur, përfshirë Sandro Tonalin dhe Theo Hernandez, të cilët njohin rolin që Maldini ka në përfaqësimin e historisë së klubit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024