Bullgari, inflacioni është përgjysmuar që kur kabineti i përkohshëm mori detyrën
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Inflacioni në Bullgari është përgjysmuar në periudhën kur kabineti i përkohshëm ka qenë në pushtet, sipas një raporti të Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë mbi aktivitetet e saj nën drejtimin e ministrit të përkohshëm Nikola Stojanov.

Ministria e Ekonomisë raporton se inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme prej shtatë muajsh deri më tani. Të dhënat zyrtare për majin e vitit 2023 nuk janë publikuar ende, me parashikimin e Ministrisë së Ekonomisë se inflacioni i matur nuk do të kalojë 10%, që do të thotë se është një rënie e dyfishtë në krahasim me nivelet në qeverinë e mëparshme të rregullt.

Çmimet e karburanteve raportohet të kenë rënë me më shumë se 25% që kur kabineti kujdestar mori detyrën në gusht të vitit 2022. Një sërë masash janë marrë edhe në lidhje me çmimet e ushqimeve dhe shenjat e para pozitive janë parë në treg. Është krijuar një sistem informacioni për të bashkuar informatat e mbledhura nga institucionet ku çdo qytetar mund të shikojë çmimet e produkteve në çdo kohë në këtë sistem, tha gjithashtu ministria e Ekonomisë.

Në raport thuhet gjithashtu se dialogu me sektorin e biznesit është rikthyer. U krijua një lidhje e drejtpërdrejtë me përfaqësues të bizneseve të huaja në Bullgari dhe çdo muaj ministri Stojanov ka mbajtur takime në kuadër të nismës “Mëngjesi me investitorët”. Ka filluar ndërtimi i zonës së parë industriale të specializuar në Bullgari në Dobroslavtsi. /BTA-KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024