Zogaj: Do të fuqizojmë zyrat e informimit të institucioneve të gjykatave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, është zotuar se do të ketë fuqizim të zyrave të informimit. Në diskutimin e organizuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), ai ka folur edhe për përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. Zëdhënës të këtyre institucioneve kanë thënë se janë të ngarkuar në fushën e komunikimit dhe se është e vështirë që të përgjigjen shpejt.

Edhe kryesuesi i KGjK-së ka pohuar se ka numër të paktë të zëdhënësve të gjykatave, për çka tha se do të fuqizohen zyrat e informimit.

https://kosovapress.com/admin/eulex-gjykatat-te-komunikojne-me-fjale-te-thjeshta-vendimet/

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu ka folur për vështirësitë në mbulimin e fushës së komunikimit.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bagk-gazetaret-hasin-ne-veshtiresi-per-te-marre-pergjigje-nga-institucionet-e-drejtesise/

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mbajtur diskutimin lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024