Liria në Superligë, reagon Agim Ademi
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për inkuadrimin e klubit të futbollit “Liria në Superligë vazhdojnë të vijnë reagime të shumta nga futbolldashësit dhe së fundi ka folur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në postimin e tij në “Facebook” Ademi e ka uruar skuadrën nga Prizreni për këtë arritje.

Ai ka thënë se kjo është një arritje e madhe për skuadrën dhe një moment krenarie për të gjithë tifozët e Lirisë dhe qytetarët e Prizrenit.

Ai ka përgëzuar edhe tifozerixnë e Lirisë të njohur si “Arpaxhikët” për atmosferën e krijuar si dhe futbollistët dhe stafin për punën e palodhshme.

Postimi i plotë i të parit të FFK-së në “Facebook”

Urime FC Liria rikthimi në Superligë

Pas katër vjetësh skuadra me traditë të madhe, Liria rikthehet në elitën e futbollit tonë, pasi kishte fatin në anën e saj në serinë e penalltive në përballje me skuadrën e deritashme të elitës, Ferizajn, në ndeshjen e barazhit.

Kjo është një arritje e madhe për skuadrën dhe një moment krenarie për të gjithë tifozët e Lirisë dhe qytetarët e Prizrenit.

Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe të gjithë ata që kanë punuar me vendosmëri për ta arritur këtë objektiv.

Kjo arritje është shpërblim i merituar i punës dhe përkushtimit tuaj të vazhdueshëm.

Tifozët "Arpaxhikët" dhe qytetarët prizrenas në përgjithësi, duhet të ndjehen krenarë për përkrahjen e tyre dhe për energjinë që i dhanë skuadrës gjatë gjithë sezonit.

Ndeshja e sotme e barazhit për Superligë ishte shembull për angazhim e fair-play të skuadrave dhe për atmosferë të shkëlqyeshme në tribuna, por edhe për organizim të mirëfilltë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024