​PSG nuk e do Mourinhon, e sheh si trajner që “i ka dal moda”
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tifozët e Romës mund të jenë të kënaqur kur dëgjojnë raporte nga Franca se PSG nuk dëshiron ta angazhojë Jose Mourinhonn si trajner, duke e kthyer fokusin e tyre drejt Julian Nagelsmann.

Ka pasur sugjerime gjatë javëve të fundit se Mourinho ishte zgjedhja e parë për drejtorin e Paris Saint-Germain, Luis Campos.

Megjithatë, tani gazeta franceze “L'Equipe”, pretendon se pronarët e klubit në Katar nuk janë të bindur nga ideja dhe i kanë thënë Camposit të ndërpresë çdo negociatë me portugezin.

Disa nga raportet shkojnë edhe më tej, duke pretenduar se shefat e klubit besojnë se Mourinho është trajner i modës së vjetër dhe nuk është në harmoni me futbollin modern, përcjellë KosovaPress.

Sjellja e tij pas finales së Ligës së Evropës kundër Sevillas, ku u akuzua nga UEFA për përdorimin e gjuhës fyese ndaj gjyqtarit Anthony Taylor, sigurisht që nuk i ndihmoi kauzës së tij.

Në vend të kësaj, PSG-ja po shkon drejt Nagelsmann, i cili u shkarkua nga Bayern Munich dhe ishte lidhur me Napolin, por paga e tij ishte shumë e lartë për italianët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024