Në “Zahir Pajaziti” shpalosen mesazhet kushtuar Veriut të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
f1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku po zhvillohet ndeshja e barazhit ndërmjet Ferizaj dhe Lirisë, pjesa e dytë ka nisur me spektakël edhe në tirbuna nga tifozeritë e të dy skuadrave.

“Ujqërit” e Ferizaj” dhe “Arpagjiktë” e Lirisë kanë shpalosur mesazhe mbështetëse për Veriun e Kosovës që në ditët e fundit po përshkruhet nga një situatë e tensionuar, raporton KosovaPress.

Tifozët e Lirisë shpalosën banerin me shkrimin “Veriu e Jugu, të dy janë tonat”, ndërsa ata të Ferizajt kishin mesazhin: “Kjo tokë nuk duron asgjë tjetër përveç këmbës së shqiptarit”.

Rezultati i ndeshjes ndërkohë është i barabartë, 0-0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024