Gjendet personi i zhdukur në Shtime
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur Agron Hysen Misini, i cili kërkohet që nga dy qershori. Ai fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Sipas Policisë, më datë 02.06.2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja.

Bëhej fjalë për personin, Agron Hysen Misini, i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën "Tahir Sinani" komuna Shtime.

“Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur. Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falënderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024