Kurti: Banditët të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet
Lajme
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi për shtensionim të situatës, personat që kanë shkaktuar dhunën në veri duhet të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë e pastaj të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Ai gjatë një interviste për NBC News ka potencuar se beson në zgjedhjet të parakohshme, por ka thënë se fillimisht duhet të ketë sundim të ligjit dhe fushatë korrekte para zgjedhjeve.

Ai ka thënë se se Bashkimi Evropian duhet të jetë aktiv në dialog.

“Para se të kemi zgjedhje të hershme, duhet të kemi sundimin e ligjit në vend, që këta banditë, ekstremistë të dhunshëm që u paraqitën të jenë para ligjit dhe më pas të ketë kushte dhe fushatë fer dhe të hapur për zgjedhje demokratike. Duhet të jemi të sigurt që të zbatohet marrëveshja e Brukselit, e cila e ka njohjen de-facto. Për shtensionim këta banditë, këta ekstremistë të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë. Dhe pastaj zgjedhje të parakohshme. BE-ja të jetë aktive në këtë dialog. Javën tjetër, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe do të diskutojmë detajet. Besoj në zgjedhjet të parakohshme, por fillimisht kemi nevojë për sundim të ligjit dhe fushatë fer para zgjedhjeve”, është shprehur Kurti.

Kreu i Qeverisë ka thënë se ndërkombëtarët janë shqetësuar, pasi sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mund ta destabilizonte jo vetëm Kosovën por edhe rajonin.

“Çfarë kemi bërë, ishte detyra jonë. Sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i kryetarëve. Por papritmas ka pasur shumë shqetësime në botën demokratike perëndimore pasi presidenti serb mund ta destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin”, është shprehur ai.

Kurti ka deklaruar se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë ndaj protestueve.

“Nuk ka evidencë që Policia e Kosovës përdori dhunë. Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkan, ka qenë e trajnuar nga SHBA-ja, UK, dhe BE-ja. Në anën tjetër, kemi banditët që janë aty për destabilizuar Kosovën”, ka shtuar ai.

https://kosovapress.com/admin/osmani-zgjedhjet-ne-veri-mund-te-mbahen/

Përndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se mund të bëhen zgjedhjet në veri, duke respektuar ligjet në fuqi. Ajo ka treguar edhe disa procedura që duhet përmbushur.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

https://kosovapress.com/admin/zgjedhjet-e-reja-ne-veri-mundesi-per-de-eskalimin-e-situates/
https://kosovapress.com/admin/hovenier-ska-pasur-sanksione-ndaj-kosoves-por-vetem-disa-pasoja-per-gjendjen-ne-veri/

Si pasojë e tensioneve atje, Bashkimi Evropian, përmes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka paraqitur tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri. Ai ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

https://kosovapress.com/admin/musliu-thirrjet-per-protesta-te-plasuara-nga-bia-synojne-trazira-edhe-ne-veri-te-mitrovices/
https://kosovapress.com/admin/blinken-pershkallezimi-i-situates-ne-veri-i-pengon-perpjekjet-euroatlantike/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
505
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024