MPB tregon bilancin e sulmeve në veri: U shkaktuan nga milicia fashiste
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten bilancin e deritashëm të sulmeve gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit, të organizuara në veri të Kosovës.

Sipas kësaj ministrie, deri tani janë regjistruar 21 sulme ndaj mediave dhe gazetarëve, gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar e 30 ushtarë të KFOR-it po ashtu, tre prej të cilëve nga arma e zjarrit.

MPB njofton po ashtu se dy qytetarë janë rrahur brutalisht, janë djegur tërësisht dy vetura të Policisë së Kosovës si dhe janë dëmtuar shtatë të tjera të po këtij institucioni.

https://kosovapress.com/admin/policia-pese-te-arrestuar-te-lenduar-disa-ushtare-kfor-it-ne-veri/

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat”, thuhët në njoftim.

Sipas kësaj ministrie nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë.

“Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet në  njoftim.

May be an image of text
https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bpolicia-sulmet-ndaj-mediave-do-te-hetohen/
https://kosovapress.com/admin/protestat-ne-veri-lendohet-nje-polic/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
379
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024