Rasti Dehari, kthehen në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këshilli i "Pavarur" Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari dhe ish-kryeinspektorit e Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli

Njoftimin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Këshilli i ‘Pavarur’ Mbikëqyrës i Shërbimit Civil paska kthyer në punë edhe Destan Zogajn e Burim Buleshkajn, të involvuar direkt në rastin Dehari. Të dy së bashku e bashkë me Ylber Topallin pa asnjë bazë ligjore kanë bartur kamerat nga burgu i Prizrenit drejt në dorën e Dhurata Hoxhes – ish ministre e Drejtësisë. Organizimi dhe funksionimi kriminal ka adresë”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Sallahu ka ftuar Prokuroinë Speciale të merret me Raportin e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë dhe me procesin e marrjes së këtyre vendimeve nga anëtarët e partive opozitore që e sundojnë KPMSHC-në.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
408
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024