Gërvalla debaton me Musliu-Shoshin: Deklarata juaj për shpalljen e pavarësisë dëshmon papjekuri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka debatuar ashpër me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Për deklaratën e kësaj të fundit në lidhje me shpalljen e pavarësisë, kryediplomatja tha se dëshmohet papjekuria politike.

Ndërkaq, deputetja e opozitës tha se Gërvalla është turp se si nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje që nga fillimi i mandatit të saj.

Gjatë debatit parlamentar për situatën në veri, ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla ka replikuar për deklaratën e Musliu-Shoshit, e cila gjatë ditës deklaroi se Kosova nuk ka pasur të drejtë ta shpall pavarësinë.


“Deklarimi juaj, po e citoj që ‘Kosova nuk ka pasur të drejtë të shpall pavarësinë’, dëshmon jo vetëm papjekurinë tuaj totale politike, por shtron edhe pyetjen e asaj se a keni dëgjuar ndonjëherë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka konfirmuar për të gjithë botën që Kosova ka pasur të drejtë të shpall pavarësinë e saj dhe që pavarësia e Republikës së Kosovës është një akt legjitim”,
deklaroi Gërvalla.

Për këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e cila i tha krye diplomates që është ‘marre’ që nuk ka siguruar asnjë njohje gjatë mandatit të saj.

Replikat kanë vazhduar edhe më tej, ku zëvendëskryeministrja e ka pyetur deputeten për deklaratën për shpalljen e pavarësisë se a është qëndrim individual apo i partisë.

Deputetja Musliu-Shoshi ka kërkuar nga ajo që të kërkojë falje, meqë sipas saj, në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ministri Ivica Daçiq e ka falënderuar Donika Gërvallën.

Deputetët po vazhdojnë të diskutojnë për situatën në veri të Kosovës /Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/kurti-lidereve-opozitare-arrestimin-e-krimineleve-serbe-me-koordinim-apo-pa-koordinim/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,573
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024