Astera Tuhina i bashkohet në grumbullim Kosovës U20
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll tani do të vazhdojë me fazën e dytë përgatitore.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Shemsije Stublla do të vazhdojnë me stërvitje në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga 3 qershori deri më 8 qershor, raporton KosovaPress.

Në asistencë trajnerja Stublla do të ketë dy ndihmësit e saj Qëndrim Demi dhe Marko Roder, për të parë nga afër formën e “Dardaneve” të reja.

Pjesë e këtij grumbullimi janë 17 vajza nga klube të ndryshme të Kosovës, si dhe basketbolliste të cilat karrierën e tyre e vazhdojnë jashtë Kosovës, përfshirë këtu edhe Astera Tuhinan e cila luan në Amerikë.

Kosova U20 pozicionohet në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë. Kampionati Evropian do të zhvillohet në Kraiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024