Von Cramon kërkon që të dënohen protestuesit që sulmuan ushtarët e KFOR-it
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon sot ka shtuar edhe një kërkesë, krahas atyre që ka parashtruar shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell të enjten për Kosovën.

Von Cramon ka kërkuar hetim dhe ndjekje të penale të autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it në veri.

Ajo është shprehur mirënjohëse ndaj trupave të KFOR-it dhe të lënduarve u ka uruar shërim.

Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka renditur dje tri kërkesa të qarta për zgjidhjen e situatës në veri të Mitrovicës.

“Kemi 3 kërkesa të qarta: Zgjedhje lokale të reja të menjëhershme, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ndryshe, serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që, serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/borrell-me-tri-kerkesa-zgjedhje-pjesemarrje-serbe-dhe-asociacion/
https://kosovapress.com/admin/kurti-zvogelimi-i-njesise-speciale-ne-veri-kur-te-largohen-bandat-kriminale/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsituata-ne-veri-kurti-ne-bratisllave-kemi-bashkepunim-me-aleatet-por-spajtohemi-gjithmone/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024