De Riu: Italia vazhdon ta mbështesë Kosovën, i nevojshëm de-eskalimi i situatës në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka theksuar nevojën për de-eskalimin e situatës në veri të Mitrovicës.

Ambasadori De Riu tha se është thelbësore që palët të bëjnë një hap prapa për uljen e tensioneve në katër komunat veriore.

https://kosovapress.com/admin/komandanti-i-kfor-it-vizitoi-ushtaret-italian-te-plagosur-ne-veri/

Në pritjen solemne me rastin e festës Kombëtare të Italisë, De Riu, riktheskoi mbështetjen ndaj Kosovës dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik. 

"NATO dhe ushtria jonë do të mbeten për të garantuar stabilitetin dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës, por është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga të gjitha palët e përfshira që menjëherë të bëjnë një hap prapa dhe të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve. Qeveria italiane do të vazhdojë të punojë për rivendosjen e qetësisë dhe kthimin në rrugën e dialogut dhe diplomacisë në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, duke filluar nga BE-ja dhe QUINT", tha ai.

Në shënimin e pavarësisë së Italisë, ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se vlera e ushtarëve italian në Kosovë u tregua edhe të hënën, më 29 maj në Zveçan, ku u përballën me "turmën e infiltruar nga elementë të dhunshëm ekstremistë, pjesërisht nga jashtë Kosovës, me qëllime kriminale".

Ai shtoi se ata që sulmojnë paqeruajtësit sulmojnë paqen.

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/hovenier-pas-takimit-me-kurtin-de-eskalimi-i-situates-ne-veri-urgjence/
https://kosovapress.com/admin/blinken-pershkallezimi-i-situates-ne-veri-i-pengon-perpjekjet-euroatlantike/

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/policia-jep-detaje-dy-shqiptare-ne-veri-u-sulmuan-nga-grupet-kriminale-te-maskuara/

Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024