Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, “Al Trade” dhuron drunj për tri komuna
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kompania “Al Trade” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori, në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe Drenasit ka zhvilluar aktivitetin tashmë tradicional për mbjelljen e drunjëve.

Në parkun e qytetit në Prishtinë, të enjten janë mbjell  drunj të dhuruar nga kompania “Al Trade”.

Drejtoresha e kompanisë Hapësira Publike dhe Parqeve në komunën e Prishtinës, Donika Çeta e cila e ka mirëpritur këtë aktivitet, tha se përmes mbjelljes së drunjve përmirësohet cilësia e ajrit dhe shëndetit po ashtu.

Çeta ka ftuar të gjithë që të ndjekin shembullin e kompanisë “Al Trade” për mbjelljen e drunjve.

“Sot më 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e zgjodhëm këtë ditë e cila është tradicionale për kompaninë ‘AL Trade’, kemi një bashkëpunim të ngushtë përgjatë viteve, andaj bëjmë thirrje edhe për qytetarët tjerë të cilët duan të pasurojnë qytetin me drunj të ndjekin shembullin e kompanisë ‘Al Trade’… Duke ditur që po jetojmë në një mjedis të ndotur për shkak të mbipopullimit të veturave dhe ndërtimeve të larta çdo dru është i nevojshëm për qytetin tonë, i cili do të bëjë përmirësimin cilësisë së ajrit dhe shëndetit tonë. Andaj në këtë rast i falënderojmë kompaninë “Al Trade” të cilët dhuruan drunj për parkun e qytetit të Prishtinës”, tha ajo.

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve sot në Kosovë është shënuar me aktivitete të shumta. Në mëngjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur angazhimin për të rritur mirëqenien e fëmijëve në vend./B.Ibishi/

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,130
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024