Osmani: Vuçiq po tenton ta destabilizojë Kosovën, asesi nuk duhet ta lejojmë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i interesuar që nëpërmjet bandave të tij kriminale ta destabilizojë Kosovës. Ajo ka  theksuar se një veprim i tillë nuk duhet lejuar assesi.  

Këto komente e para e vendit i ka bërë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me ç’rast ka theksuar se koordinimi me aleatët ndërkombëtarë është kyç për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po ashtu është shprehur se Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë, duke tentuar ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/musliu-thirrjet-per-protesta-te-plasuara-nga-bia-synojne-trazira-edhe-ne-veri-te-mitrovices/

Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit./B.Ibishi/

https://kosovapress.com/admin/thirrjet-per-protesta-ne-jug-te-mitrovices-policia-qellimkeqija-dhe-te-dyshimta/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,566
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024