Trupa shtesë të NATO-s në gatishmëri për dislokim në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, ka vizituar KFOR-in ku është takuar me komandantin Angelo Michele Ristuccia.

Ata kanë diskutuar për dislokimin e 700 trupave shtresë në Kosovë si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë.

Kështu ka bërë të ditur Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

“Diskutimet e tyre përfshinin dislokimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO, për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë, që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se nevojiten trupa shtesë”, shkruan në Twitter, Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

https://twitter.com/JFC_Naples/status/1663907659530096640?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1663907659530096640%7Ctwgr%5Ec82b24d461befbe0d203ce942a08bb0aa428c469%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2Fnato-batalion-rezerve-gatishmeri-te-larte-dislokim-kosove%2F32437362.html

Ndërsa të mërkurën është bërë e ditur se NATO ka dislokuar 700 forca shtesë në Kosovë, si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ku protestuesit lanë të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it.

NATO ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024