Franca dënon mesazhet provokuese të Gjokoviç ndaj Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mesazhi kontrovers i tenistit serbe Novak Gjokoviç në French Open, në të cilin ai tha se Kosova është "zemra e Serbisë", ka ngjallur reagime të shumta dhe së fundi gjesti i tij është kundërshtuar edhe nga Franca.

“Të papërshtatshme” komentet e Gjokoviç i ka quajtur ministrja e Sportit e Francës, Amélie Oudéa-Castéra.

“Është një mesazh shumë militant, shumë politik,” tha Oudéa-Castéra në një intervistë për mediumin francez “France 2”.

https://kosovapress.com/admin/kok-u-reagon-ne-komitetin-olimpik-nderkombetar-per-mesazhin-provokues-te-gjokoviq/

“Ne me të vërtetë nuk duhet të shkojmë në këtë rrugë, veçanërisht duke pasur parasysh rrethanat,” shtoi ministrja, duke iu referuar përplasjeve të fundit.

Djokovic ngjalli reagime të shumta pasi të hënën pas fitores së tij në raundin e parë në Roland-Garros, në ekranin e kamerës shkroi: “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në intervistën e saj të mërkurën, ministrja franceze e sportit tha se kreu i turneut Roland-Garros kishte biseduar me Gjokoviç dhe ekipin e tij rreth kësaj çështje, përcjellë KosovaPress.

"Ekziston një parim i neutralitetit në fushën e lojës," tha Oudéa-Castéra, një ish-teniste profesioniste. "Nuk mund të ndodhë përsëri.", shtoi ajo.

Për mesazhet provokuese të tenistit serb, Komiteti Olimpik i Kosovës ka kërkuar reagimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024