Osmani pranoi ftesë për ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi u bë i ditur sot nga burime të KosovaPress-it brenda presidencës.

Ceremonia e inaugurimit të presidentit turk, siç u raportua, do të mbahet më 3 qershor.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka fituar në zgjedhjet presidenciale të së dielës (28 maj).

https://kosovapress.com/admin/erdogan-shpall-fitoren-ne-zgjedhjet-presidenciale-ne-turqi/

Erdogan ka pasur kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu-n.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se ka fituar populli i Turqisë. “Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’, ka thënë presidenti Erdogan pas balotazhit./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/osmani-uron-erdogan-per-fitoren-e-zgjedhjeve-presidenciale/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024