Kosova me pesë kombëtare në garat ndërkombëtare në basketboll
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se Kosova do të marr pjesë me pesë kombëtaret e saj në garat ndërkombëtare në basketboll.

Kombëtarja që fillon garat e para është Kosova U20 te meshkujt, e cila në Shkup fillon rrugëtimin në FIBA Kampionatin Evropian U20, garë kjo që zhvillohet nga data 7 deri më 16 korrik, raporton KosovaPress.

Rrugëtimin evropian e vazhdon Kosova U18 te djemtë, që zhvillon ndeshje në Portugali nga data 21 deri më 30 korrik.

Më pas, vashat e Kosovës U18 do të udhëtojnë drejt Durrësit, ku nga data 1 deri më 8 gusht do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të Evropianit U20 të femrave.

Aventurat në garat evropiane do të mbyllen me Kombëtaren U20 të vajzave, të cilat do të luajnë më Evropianin U20 në Rumani nga data 28 korrik deri më 6 gusht.

Ngjarja kulmore është në Prishtinë, ku Kosova është nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian, nga datat 19-27 korrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024