Studentët e duan emrin e Hasan Prishtinës në UP, dorëzohen nënshkrimet në Rektorat
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbi tre mijë nënshkrime janë mbledhur nga studentët për peticionin “Mos ma prek Hasan Prishtinën”. Ata e kanë dorëzuar këtë peticion në Rektorat, me kërkesën që të mos largohet emri i Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës. Studentët do të presin përgjigje deri në fund të javës, në të kundërtën kanë paralajmëruar edhe masa të tjera në shenjë kundërshtimi.

Përfaqësuesi i grupit të studentëve, Arbër Gecaj, ka thënë se kërkesat për mbledhjen e nënshkrimeve i kanë vendosur në disa njësi akademike.

“Kemi marrë mbi tre mijë nënshkrime që e mbështesin këtë iniciativë. Por çfarë ka qenë më e habitshmja është se një masë e madhe e studentëve, nuk e kanë pasur fare, nuk kanë qenë fare në dijeni që po bëhet ky ndryshim. Kjo tregon që është bërë fshehurazi, është tentuar të bëhet shumë shpejtë, në mënyrë që kur ne ta marrim vesh, të jetë e përfunduar gjithçka. Presim një reflektim nga ana e Rektoratit", ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se dyshojnë që kjo çështje do të finalizohet gjatë verës, kur studentët nuk do të jenë të pranishëm fizikisht në fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

Javë më parë është propozuar largimi i emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës, përmes ndryshimeve statutore.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024