Macron: Kosova është përgjegjëse për trazirat në veri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Autoritetet e Kosovës "mbajnë përgjegjësi për trazirat të cilat janë rritur ndjeshëm në veri”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Për Kosovën, Macron ka folur në një konferencë për sigurinë që po mbahet në Bratisllavë.

Ai është rreshtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të QUINT-it, shtete këto të cilat kanë deklaruar se Kosova është përgjegjëse për tensionimin e situatës në pjesën veriore.

https://kosovapress.com/admin/blinken-te-ulen-tensionet-ne-veri-palet-ti-kthehen-dialogut/

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se “vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale, si dhe të tërheq forcat policore nga afërsia.

https://kosovapress.com/admin/borrell-takoi-kurtin-kemi-nevoje-per-depershkallezim-te-situates-ne-veri/

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është duke u përpjekur që të gjejë një rrugëdalje për situatën në veri, derisa ka shtuar se është i brengosur për masat që kanë ndërmarrë SHBA-të kundër Kosovës, por asnjëherë i frikësuar.

Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, Kurti ka thënë se njësitet speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në komunat në veri, derisa para tyre të ketë struktura kriminale.

Kurti ka thënë se nuk mund të qëndrojë vet në zyrë të kryeministrit dhe t’u thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.

https://kosovapress.com/admin/kurti-oreve-te-fundit-institucionet-tona-kane-shtuar-komunikimin-me-partneret-nderkombetar/

Në anën tjetër, Aleanca veri-atlantike ka dislokuar forca shtesë në Kosovë, si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës.

NATO ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

https://kosovapress.com/admin/borrell-kosova-ti-pezulloje-operacionet-policore-e-serbet-protestat-ne-veri/

Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/thyhen-xhamat-e-vetures-se-policise-ne-zvecan/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bserbet-perdorin-edhe-femijet-ne-protestat-ne-zubin-potok/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsot-me-shume-protestues-serbe-ne-zubin-potok-provokojne-me-kenge-nacionaliste/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024