Blinken: Të ulen tensionet në veri, palët t’i kthehen dialogut
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken  iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin veprime të menjëhershme për t’i ulur tensionet në veri të vendit.

Duke dënuar dhunën kundër KFOR-it dhe veprimet përshkallëzuese në veri të Kosovës, Blinken ka apeluar të dyja palët që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

https://kosovapress.com/admin/kurti-oreve-te-fundit-institucionet-tona-kane-shtuar-komunikimin-me-partneret-nderkombetar/

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve... Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Blinken.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë mundësi që kryetarët e komunave veriore të kryejnë punën nga lokacione alternative dhe të tërheqin policinë. Ndërkohë që ka apeluar edhe Serbinë, gjegjësisht Vuçiqin që të ulë statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’iu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen nga dhuna.

https://kosovapress.com/admin/pas-perjashtimit-te-kosoves-nga-defender-23-hovenier-po-mendojme-per-implikime-te-tjera/

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t'u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, ka thënë ai.

Serbët në veri janë duke protestuar që nga e premtja.

https://kosovapress.com/admin/nate-e-qete-ne-veri-serbet-protestojne-edhe-sot/

Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024