Tahiri: Hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan, Kurti u përplas në shkëmb
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti arriti të dëmtojë aleancën strategjike në mes të Kosovës dhe Amerikës.

Ajo ka thënë se Kosova u ndëshkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prej antiamerikanizmit deri te donkishotizmi i tij, Albin Kurti arriti te dëmtoj aleancën strategjike mes Kosovës dhe Amerikës! Kosova u ndëshkua hapur nga Amerika me masat ndëshkuese te cilat i tha publikisht sot ambasadori amerikan Hovenier”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/pas-perjashtimit-te-kosoves-nga-defender-23-hovenier-po-mendojme-per-implikime-te-tjera/

Ajo ka thënë se është hera e parë që Kosova e ka një lider antiamerikan.

“Qe nga viti 1992 kur e krijuam aleancën me Amerikën, atëherë kur Presidenti Bush kërcënoi Millosheviqin duke i thënë se nëse përshkallëzon dhunën në Kosovë do të përballet me intervenimin amerikan, siç dhe ndodhi; kjo është hera e parë qe Kosova ka një lider antiamerikan, ndërsa pasojat do t’i heq shteti ynë i njohur si shteti me pro-amerikan ne botë! Sot Kurti u përplasë në shkëmb”, ka shkruar Tahiri.

https://kosovapress.com/admin/borrell-kosova-ti-pezulloje-operacionet-policore-e-serbet-protestat-ne-veri/

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se Kosova është përjashtuar nga ushtrimi “Defender Europe ’23”, si masë sanksionuese pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka deklaruar se janë duke menduar për implikime të tjera, ndërsa ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me ShBA-të për veprimet e 26 majit në pjesën veriore të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024