Flasin nga AUV për gjobat ndaj shkelësve të Ligjit të duhanit dhe inspektimin e Kuvendit
Biznes
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në prag të Ditës Botërore pa Duhan, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) janë deklaruar për aktivitetet e tyre inspektuese dhe numrin e gjobave ndaj shkelësve të Ligjit të duhanit.

Përveç gjobave, kjo agjenci ka inspektuar edhe disa institucione publike, ku kontrollit nuk i ka shpëtuar as institucioni më i lartë ligjvënës në vend, Kuvendi i Kosovës.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka deklaruar për KosovaPress se për shkeljen e Ligjit të duhanit janë gjobitur të gjithë ata që nuk e kanë respektuar, përfshirë edhe institucionet publike.

Gjatë vitit 2022 kryeparlamentari Glauk Konjufca u kishte tërhequr vërejtjen deputetëve për prijen e duhanit në ambiente të mbyllura të Kuvendit: “Veç edhe një herë pihet duhani në bufe, do ta ftoj inspektoratin”.

Thaçi tha se ligji për duhanin po respektohet për te gjitha institucionet, publike dhe private.

“Është inspektuar edhe bufeja e Kuvendit, Qeverisë, janë inspektuar edhe bufetë e ministrive të tjera, aty ku ka pas shkelje, secila është gjobitur. Në një rast kemi vepruar edhe me mbyllje, siç bëhet fjalë për bufenë e së ish ministrisë së administratës publike”, theksoi Thaçi.

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore pa Duhan.

Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij kontribuojnë në rreth 12% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Përdorimi i duhanit është shkaku i dytë kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, pas presionit të lartë të gjakut.

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 mijë janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.

Dita Botërore pa Duhan synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij në shëndetin kardiovaskular si dhe të inkurajojë vendet të forcojnë zbatimin e masave të Konventës Kuadër të OBSH-së për kontrollin e duhanit./E. Krasniqi/

https://kosovapress.com/admin/rreth-150-gjoba-per-shkelesit-e-ligjit-te-duhanit/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,009
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024