Vuçiq me ambasadorët e QUINT-it, Rusisë dhe Kinës
Tjera
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it - SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.

Vuçiq gjatë ditës do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.

Takimet është zhvilluar një ditë pas protestës së dhunshme të serbëve në Zveçan, ku janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, si dhe janë djegur e dëmtuar vetura të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Protestat dje kishte edhe në Zubim Potok dhe Leposaviq. Ndërkohë, protestat janë duke vazhduar edhe sot.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024