LDK: Institucionet të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim me aleatët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve Kosovës në veri të vendit. Sipas LDK-së, institucionet e Kosovës nuk duhet të bëjnë asnjë veprim pa koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara, nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë.

“Koordinimi me miqtë tonë ndërkombëtarë është jetik. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të sigurohen që asnjë veprim i mëtutjeshëm të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ta. Çdo moskoordinim mund t’i kushtoj pozicionit tonë politik dhe demokratik për paqe dhe stabilitet brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në reagim.

https://kosovapress.com/admin/plagosen-25-ushtare-te-kfor-it-italian-dhe-hungarez-ne-veri/

Disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërsa gjatë shpërndarjes së protestuesve ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

https://kosovapress.com/admin/hovenier-gjendja-ne-veri-eshte-shqetesuese-nevojitet-de-eskalim-i-situates/

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Deri tani raportohet për 25 ushtarë të KFOR-it të lënduar si pasojë e veprimeve të protestuesve.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024